SPORT, 17 Tetor 2022, 17:15

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, Erzeni ka harruar si fitohet

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, Erzeni ka harruar si fitohet

Kura “Dobi” duket se po funksionon te Kukësi, i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe jo vetëm i është larguar zonës së ftohtë ku gjendej deri para fillimit të kësaj faze, por edhe po kërcënon tashmë skuadrat e kreut.

Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në javën e 8-të të Superiores, në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe kishte gjithçka.

Shtyllë, traversë, pretendime për penallti, tension, por edhe gola të bukur nga Basha (17')  e Gabriel Barbosa (68'), si dhe pritje të rëndësishme nga portierët e të dy skuadrave.

Në fund dolën fitimtarë verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Erzeni duket se është zhytur në krizë rezultatesh pasi prej tre javësh nuk arrin më të fitojë, teksa ka regjistruar dy humbje e një barazim.

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, Erzeni ka harruar si fitohet