SPORT, 16 Tetor 2022, 20:18

Kastrioti frenon kryesuesit, Partizani ndalet te shtylla

Kastrioti frenon kryesuesit, Partizani ndalet te shtylla

Partizani u ndal në një barazim pa gola përballë Kastriotit në javën e 8-të të Superiores, në një sfidë ku krijoi pak raste për të shënuar dhe në mundësinë më të mirë që iu shfaq, goditi shtyllën.

Në minutën e 45'+1, Da Silva ul topin me gjoks dhe Cara gjuan, por sheh topin të ndalet nga shtylla.

Të kuqtë krijuan më shumë lojë ndaj Kastriotit që u mbrojt me shumë rregull e kundërsulmoi rrezikshëm.

Por asnjëra nga dy skuadrat nuk ia doli që të gjente rrjetën e kështu, ndeshja u mbyll në një barazim pa gola që ndihmon më shumë krutanët të cilët morën pikë përballë kryesuesve të kampionatit.

RENDITJA

Kastrioti frenon kryesuesit, Partizani ndalet te shtylla