TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi francez Kilian Mbape ka përgënjeshtruar lajmet se ai do të largohet nga PSG-ja në janar.
Pas fitores ndaj Marsejës në kampionat, në një prononcim për “RMC Sport” Mbape foli për raportet e tij me shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit.
23-vjeçari u shpreh se është i përkushtuar ndaj kampionëve francezë dhe nuk ka kërkuar kurrë të largohet.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem në janar. Nuk jam i mërzitur me klubin, lajmet që qarkullojnë në media janë të pavërteta”.
Mbape gjithashtu ka thënë se nuk e di nga mund të kenë ardhur thashethemet.
“Informacioni u publikua në ditën e ndeshjes (PSG-Benfika në Ligën e Kampionëve) dhe nuk e kuptova, isha i tronditur si gjithë të tjerët. Njerëzit mund të mendojnë se jam i përfshirë, por është krejtësisht gënjeshtra”, përfundoi Mbape.