SPORT, 17 Tetor 2022, 11:26

Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish dhe i dërgon “SMS” Rejës për Kombëtaren

Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish

Armando Sadiku po kalon një moment fantastik në karrierë!

Sulmuesi elbasanas ka shënuar sërish ku ekipi i tij Kartagena ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Ibizës, e vlefshme për javën e 11-të në La Liga-n 2 spanjolle.

31-vjeçari ka shënuar golin e dytë të takimit në minutën e 83′ me një gol me kokë duke e çuar topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte realizimi i tij i 5 i Armando Sadikut në 11 ndeshje të zhvilluara me Kartagenën në kampionat, një formë e jashtëzakonshme e tij, i cili i dërgon një “SMS” Edi Rejës për miqësoret e Shqipërisë ndaj Arabisë më 26 tetor dhe ndaj Italisë në stadiumin “AIR Albania” më 16 nëntor.