SPORT, 16 Tetor 2022, 21:30

Takim pa histori në "Allianz Arena", Bajerni triumfon bindshëm ndaj Frajburgut

Takim pa histori në "Allianz Arena", Bajerni triumfon

Pas barazimit me Dortmundin, Bajerni është takuar përsëri me fitore. Bavarezët mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 Frajburgun, në Bundesligë.

Brenda 30 minutash kampionët e Gjermanisë do mbyllnin llogaritë e sfidës me golat e Gnabry dhe Chuopo Moting. Sapo filloi pjesa e dytë, ekipi i Nagelsmann ktheu portën e kundërshtarit në tabelë qitje, teksa erdhën edhe golat e Sane dhe Mane.

Vendasit tregohen të pamëshirmshëm, pasi ka kohë edhe për Sabitzer.

Kështu, Bajerni është i dyti në kampionat me 19 pikë, katër pikë më pak se kryesuesi Union Berlin. Në ndeshjen e drekës, Union Berlin surprizoi Dortmundin (2-0).

Takim pa histori në "Allianz Arena", Bajerni triumfon