SPORT, 17 Tetor 2022, 13:03

Sheikët e duan me çdo kusht në merkaton e janarit, “sirena” angleze për futbollistin e Interit

Sheikët e duan me çdo kusht në merkaton e janarit,

Hoakin Korrea mund të lërë Interin në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton shtypi britanik, sheikët e Njukasëllit janë duke ndjekur një sulmues për në muajin janar dhe lojtari me karakteristikat e duhura është pikërisht argjentinasi i Interit, Hoakin Korrea, i cili është dhe i preferuari i trajnerit Simone Inzagi te zikaltërit, pas bashkëpunimit që kishin së bashku edhe në kohën kur ishin te Lacio.

Mediat brianike shkruajnë se sheikët e Njukasëllit janë të gatshëm të ofrojnë sasi të konsiderueshme parash vetëm që nënkampionët e Italisë ta lënë të lirë 28-vjeçarin argjentinas në muajin janar.

“Tuku” Korrea erdhi nga Lacio te Interi në merkaton e verës së vitit 2021 për shifrën e 31 milionë eurove.

Gjithashtu sulmuesi argjentinas me Interin në këtë sezon është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 9 ndeshje ku ka arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë 1 herë për shokët e skuadrës.