SPORT, 16 Tetor 2022, 22:38

Shpëtim Duro flet si trajner i Egnatias: Do të jap maksimumin për të shpërblyer besimin e dhënë

Shpëtim Duro flet si trajner i Egnatias: Do të jap maksimumin për

I ftuar në emisionin "Sport News" në News 24 është trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, i cili flet për herë të parë si tekniku i Egnatias, pas largimit të Edlir Tetovës nga pankina rrogozhinase.

Egnatia– Nuk ishte e vështirë të pranoj këtë ofertë. Ishte diçka e shpejtë. Siç është marrë vesh pas ndeshjes dje, është larguar trajneri. Unë kam patur një takim. Egnatia është një klub që dihet tashmë se çfarë skuadre.

Europa-Nuk më kanë kërkuar, por objektivat i kaën paraqitur në fillim të kampionatit. Unë do bëj punën time, do jap maksimumin tim. Unë do jap gjithccka për të shpërblyer besimin e dhënë.

Grupi dhe synimet– Një trajner është mirë ta fillojë punën nga fillimi. Trajneri jo gjithmonë shkon aty në momentin e duhur. Unë Laçin e kam marrë 2 herë në këto situata. Padyshim se ka lojtar që i kam stërvitur unë. Është mirë kur ka një grup lojtarësh që i njeh”, tha ai.