SPORT, 2 Shkurt 2022, 13:55

Te Barcelona plas lufta e “elefantëve”, Laporta: Janë shpërdoruar para

Te Barcelona plas lufta e “elefantëve”, Laporta: Janë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një konferencë për shtyp të martën në ambientet e stadiumit “Camp Nou” ku ka sulmuar ashpër paraardhësin e tij, Josep Maria Bartomeu.

Konferenca e Laportës është bërë për të dhënë një panoramë në një investigimi të bërë nga vetë klubi për shpërdorimet e fondeve të bëra gjatë kohës që Barcelona drejtohej nga Bartomeu.

“Ishte detyra jonë për të bërë një transparencë rreth mënyrës së përdorimit të parave nga ana e ishpresidentit. Të gjithë në klub kanë të drejtë të pyesin se ku janë shpenzuar paratë dhe pse Barcelona ndodhet në këtë gjendje katastrofike financiare.

Nga këqyrja e llogarive rezulton se janë bërë shpenzime pa kriter, janë paguar komisione që nuk duheshin paguar, janë paguar shuma krejt të ndryshme nga ato çfarë janë raportuar.

Të gjitha këto që po përmend janë fakte. Tani i takon radha prokurorisë të hapë çështje për shpërdorimet e bëra te Barcelona.

Mos harroni, klubi është përfshirë në afro 400 procese gjyqësore pikërisht për shkak të problematikave të hasura me pagesa nga më të ndryshmet”, ka thënë Laporta duke iu referuar natyrisht paraardhësit të tij.

KATASTROFA – Por, numri një i klubit nuk e ka ulur dozën e akuzave ndaj ish-presidentit Bartomeu. “Nuk e kishim menduar se situata do të ishte e tillë. Ajo është shumë më e rëndë, është një katastrofë e vërtetë.

Në fakt, do të doja të jepja lajme të mira, veçanërisht pas merkatos që kemi bërë. Por, për fat të keq, situata është shumë problematike”, ka thënë ai.

HALAND – Presidenti i Barcelonës ka folur edhe për firmën e mundshme me Erling Halandin dhe komisionet marramendëse. “Di të them se më parë janë bërë pagesa të gabuara, shpeshherë false.

Ndonjëherë janë bërë pagesa të shproporcionuara. Nuk mund t’i paguajë një lojtari 17 milionë euro dhe më pas 40 milionë të tjera të atit për komisionet. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të sqarohet deri më një”.

GRIZMAN – Mes akuzave të tjera që Laporta i ka adresuar Bartomeut ka qenë edhe transferimi i Malkomit dhe Greizmanit.

Siç ka bërë me dije “El Periodico”, Barça i ka bërë një denoncim në prokurorinë e këtij qyteti për të hetuar në lidhje me komisionet e paguara për transferimin e Antuan Grizmanit në vitin 2019 kur klubi udhëhiqej nga Bartomeu.