TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli po zhvillon një sezon katastrofal (u mund 3-0 sot) dhe këtë e thonë edhe rezultatet. Gjithsesi, trajneri Jurgen Klop nuk e ka humbur besimin ende te skuadra e tij.
“Nuk e kam humbur besimin te djemtë, por shoh se ku duhet të përmirësohemi. Pas një fillimi të tmerrshëm, gjithçka shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm.
Nëse do të luanim kështu me rezultatin 0:0, do të isha i lumtur ta shikoja rezultatin.Por tani është gjithmonë “nëse, nëse, nëse”. Nuk e dëgjoj më, por kjo është situata. Si mund ta rregulloj? Vetëm jo në konferenca për shtyp.Unë e di punën time, ju e dini punën tuaj.
Nuk ka të bëjë me shpjegimin këtu se si mund të ndërtoj një ekip. Ju do të më gjykoni, dhe kjo është në rregull. Por ajo që bëra sot nuk ishte mjaft e mirë”, tha Klop.