SPORT, 4 Shkurt 2023, 14:02

“Divorc” me Dinamon, mesfushori shkon në SHBA!

“Divorc” me Dinamon, mesfushori shkon në SHBA!

Ersil Ymeri “divorcohet” me Dinamon. Erdhi në merkaton e verës, por kjo aventurë zgjati pak. E nisi mirë dhe për 7 ndeshje me radhë ishte jo vetëm titullar i padiskutueshëm, por edhe protagonist me tre gola. E megjithatë, një dëmtim ia prishi planet.

Prej tetorit 2022, nuk u kthye më kurrë. Mesfushori nuk figuron as në listën e federimeve për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

28-vjeçari ka vendosur të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunimi mund të quhet i mbyllur, pasi ka zgjedhur të jetojë përtej oqeanit. Sipas informacioneve nga klubi, lojtari mund të luajë futboll edhe atje. Nëse do ta kalojë plotësisht dëmtimin, do të gjejë një ekip.