SPORT, 3 Shkurt 2023, 17:44

MiIani më në fund merr një lajm të mirë, rishfaqet në fushë Ibra!

MiIani më në fund merr një lajm të mirë, rishfaqet

Milani më në fund merr një lajm të mirë, pasi afron rikthimi i një lojtari i cili shpesh ka shërbyer si një nxitës për ekipin në momentet më të vështira, Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç në fushën e lojës po afron.

Për herë të parë që nga operacioni që kreu 8 muaj më parë, Ibra është shfaqur në stërvitje në Milanelo, teksa ka bërë një pjesë të seancës stërvitore me grupin e lojtarëve nën urdhrat e Piolit.

Lojtari, i cili nuk është përfshirë në listën për ndeshjet e Ligës së Kampioneve për arsye teknike, pasi nuk mendohet se do të jetë në gjendje që të luajë në sfidat ndaj Totenhemit,.ka vazhduar më pas punën individuale në aspektin e përgatitjes fizike. Por kaq ka mjaftuar që te kuqezinjtë të kthehet pak optimizmi, pas një periudhe të errët rezultatesh që kanë vënë në dyshim edhe projektin sportiv të klubit.