TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylber Ramadani është kthyer sot përsëri protagonist në kampionatin skocez të futbollit teksa ka ndihmuar ekipin e Aberdin që t’i jepte fund krizës së rezultateve. Aberdin kishte humbur tre ndeshje radhazi, por sot triumfoi përballë Madhëruell me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku Ramadani dha një asist spektakolar për një nga golat.
Në minutën e 64-t të duelit, ai fitoi një top në mesfushë dhe pastaj dha një diagonale të shkëlqyer për Miovskin në zonë, duke e nxjerrë të vetëm para portierit ku nuk mund të gabonte duke çuar shifrat në 2-0 në ato momente.
Suksesi i Aberdinit e ngjit këtë skuadër në vendin e 7, vetëm 1 pikë larg grupit të skuadrave që në pjesën e dytë të kampionatit do të luajnë për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.