SPORT, 3 Shkurt 2023, 16:33

Tiago Silva: Zhorzhinjo më befasoi për keq, unë nuk do të shkoja te rivali

Tiago Silva: Zhorzhinjo më befasoi për keq, unë nuk do të

Tiago Silva njihet gjerësisht si në lider i vërtetë në repartin mbrojtës dhe këtë aspekt e ka shfaqur gjithmonë në çdo aventurë të karrierës së tij.

Së fundi ai ka folur rreth largimit të papritur nga ish-shoku i skuadrës, Zhorzhinjo, me të cilin nuk ndante vetëm fushën me blutë, por edhe më kombëtaren:

“Të jem i drejtë nuk e prisja që miku im të largohej nga klubi, aq më tepër te një ekip rival i drejtpërdrejtë. E di që ai dëshironte të rrinte në Angli, si shkak i familjes, por kjo zgjedhje të krijon ndjesi të çuditshme. Unë nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë, aq më tepër kur rivaliteti këtu në Angli është tepër i madh. Është fakt se ne kemi humbur lider në mesfushë, por blerjet e reja mund ta kompensojnë”, përfundoi veterani brazilian.