SPORT, 6 Shtator 2022, 20:10

Kishte kontakte me një shtrigan, ish-shoku i skuadrës sulmon ashpër Pogbanë: Nëse je mysliman atëherë ti…

Kishte kontakte me një shtrigan, ish-shoku i skuadrës sulmon

Çështja e Pol Pogbasë vazhdon të ketë një vëmendje të madhe në mediat botërore të sportit, me mesfushorin francez që së fundmi ka pranuar se kishte pasur kontakte me një shtrigan.

Për këtë ka reaguar dhe ish-shoku i tij i kombëtares, Samir Nasri, i cili e ka sulmuar ashpër futbollistin e Juventusit, se ky veprim, nuk është diçka që do të bënte një besimtar i fesë Islame.

“Pol Pogba është në kontradiktë. Ai është i besimit mysliman. Nëse duhet të mbrohesh nga diçka, atëherë mbështetu te Allahu dhe jo të kontaktosh një shtrigan”, ishin fjalët e ish-mesfushorit të Francës.