AKTUALITET, 20 Prill 2022, 15:26

Kapet grabitësi i dyshuar i Postës Shqiptare në Kamëz (Emri)

Kapet grabitësi i dyshuar i Postës Shqiptare në Kamëz (Emri)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për grabitjen e Postës Shqiptare në Kamëz, shtetasin në kërkim Elis Suçi.

Ky i fundit së bashku me Algert Kurtin, i arrestuar dje nga uniformat blu, vodhën shumën 100 mijë lekë në Postën ne Kamëz, nën kërcënimin e armës lodër.

Sipas bluve, të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës lodër, filialin e Postës Shqiptare në Kamzë, ku morën 100 mijë lekë dhe u larguan. Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të Policisë në afërsi të shkollës në Kamzë, teksa këto të fundit po shkonin që ta arrestonin.

Njoftimi

Vijon operacioni policor i koduar “Filiali 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare.

Sekuestrohen 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, në vijim të veprimeve intensive hetimore, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, shtetasi E. S., në bashkëpunim me shtetasin A. K., 20 vjeç ( i arrestuar më parë), nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.