SPORT, 18 Korrik 2025, 19:27

“Ka fantazi dhe personalitet”, drejtuesi i klubit italian zyrtarizon firmën e ish-futbollistit të Shpresave që spikati te Sasuolo për sezonin e ri

“Ka fantazi dhe personalitet”, drejtuesi i klubit italian zyrtarizon

Karriera e Aristidi Kolajt do të vazhdojë në radhët e klubit të Renate në Serinë C italiane. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori sportiv i këtij klubi, Oskar Magoni.

Ish futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, ishte në huazim te kjo skuadër në Serinë C në edicionin e kaluar dhe duket se palët kanë gjetur akordin që ai të vazhdojë të japë kontributin e tij edhe në këtë edicion.

“Kolaj është një rikthim, ishte me ne edhe në vitin e kaluar dhe jemi të lumtur që e kemi përsëri. Ka fantazi dhe personalitet, dy cilësi që na nevojiteshin për të shtuar krijimtari përpara”, theksoi drejtuesi i Renates për futbollistin shqiptar.

Kolaj shpërtheu në akademinë e Sasuolos në moshë të re dhe ishte një lojtar fiks në radhët e Shpresave. Por më pas disa dëmtime dhe eksperienca jo shumë të suksesshme me klubet e Serisë C frenuan disi karrierën e tij në këto vite, me sulmuesin 26-vjeçar që po mundohet përsëri të gjejë një rol prej protagonisti në futbollin italian.