TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mark-Andre Ter Shtegen po mendon që t’i nënshtrohet operacionit, për të zgjidhur problemet me shpinën. Nëse kjo ndodh, atëherë do të qëndronte për disa muaj jashtë.
Portieri gjerman me shumë gjasa nuk do të regjistrohej më pas nga Barcelona. Kjo për t’i bërë hapësirë Hoan Garsias dhe po ashtu për lëvizje të tjera.
Ter Shtegen dëshiron që të luftojë për vendin e titullarit te Barça. Në anën tjetër 33-vjeçari është jashtë planeve të trajnerit Flik. Kapiteni i katalanasve është pjesë e klubit prej vitit 2014. Ter Shtegen ka edhe tre vite të tjera kontratë.