TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fransisko Konseisao do të vijojë aventurën e tij me Juventusin. Pas negociatave të zgjatura me Porton, marrëveshja u finalizua falë një gjesti të papritur nga vetë lojtari. Ai hoqi dorë nga 6.4 milionë euro, ose 20% e kartonit të tij, një përqindje që i takonte sipas kontratës.
Ky akt i “vetësakrifikimit” bëri të mundur mbylljen përfundimtare të marrëveshjes për shumën prej 32 milionë eurosh, të cilat “Zonja e Vjetër” do t’i paguajë në katër këste.
Ky çmim rezulton pak më i lartë se klauzola prej 30 milionësh që skadoi mesnatën e kaluar, një skadencë që ndodhi pikërisht për shkak të kërkesës së Juventusit për të paguar me këste.
Kur në llogari shtohen edhe 7 milionë eurot e paguara për huazimin e tij sezonin e kaluar, së bashku me tre milionët e mundshëm si bonuse për kualifikimin në Champions, kostoja totale e operacionit arrin në rreth 40 milionë euro.