SPORT, 17 Korrik 2025, 14:58

Bobo Vieri: Modric ka klas, mund të luajë me cigare në gojë në Itali

Bobo Vieri: Modric ka klas, mund të luajë me cigare në gojë

Luka Modric zgjodhi të transferohej te Milani, pas disa sezonesh te Real Madrid. I mirënjohuri Bobo Vieri, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mesfushorin kroat.

“Ishte një mundësi unike. Absolutisht do të kisha nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të.

Në Itali, një futbollist i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”- tha Vieri.