SPORT, 17 Korrik 2025, 15:35

Spikati te Skënderbeu dhe në klubin rus u bë legjendë, sulmuesi shqiptar vendos të ndërpresë kontratën

Spikati te Skënderbeu dhe në klubin rus u bë legjendë,

Bernard Berisha është zyrtarisht pa skuadër. Sulmuesi shqiptar dhe Akhmat Grozni kanë ndarë rrugët pas tetë vitesh.

Dhe pse Berisha ishte nën kontratë, palët vendosën të ndërpresin kontratën. 33-vjeçari largohet si legjendë nga klubi rus.

Në total regjistroi 199 ndeshje zyrtare ku shënoi 28 gola dhe asistoi 23 të tjerë. “Një profesionist i vërtetë, një lider, i sjellshëm dhe simpatik në jetë, kështu do ta mbajnë mend tifozët”, shkruan ndër të tjera klubi rus.

Tashmë mbetet për t’u parë ku do e vijojë karrierën Berisha. Interesimet për të janë treguar më parë nga Europa dhe Azia.