SPORT, 17 Korrik 2025, 14:30

Arsenali dëshiron të pakënaqurin e Bayernit, nisin bisedimet për...

Arsenali dëshiron të pakënaqurin e Bayernit, nisin bisedimet

Arsenali ka filluar negociatat me përfaqësuesit e João Palhinha për të sjellë lojtarin portugez në Emirates këtë verë. Sipas Bild, londinezët dëshirojnë afrimin e futbollistit, ndërsa për vetë Palhinhan ky do ishte një shans për të ringjallur karrierën e tij pas një sezoni zhgënjyes në Bundesligë te Bayern.

Mesfushori 30-vjeçar kaloi dy vite shumë të suksesshme në Premier League me Fulham përpara se të transferohej te Mynih në vitin 2024 për 56 milionë euro.

Megjithatë, sezonin e kaluar ai luajti vetëm 941 minuta për Bayern Munich, me trajnerin  Kompany shpesh e la jashtë formacionit titullar. Arsenali ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare por diçka e tillë pritet të vijë shumë shpejt.