TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Bolonjës synon që të ngushtojë edhe më shumë diferencën me skuadrat e kreut në Serinë A, pas dy sezoneve që e kanë parë protagoniste skuadrën fillimisht me kualifikimin në Ligën e Kampioneve, e më pas me fitoren e Kupës së Italisë. Pak ditë më parë, skuadra italiane zyrtarizoi kthimin në Itali të Çiro Imobiles. Sot, ka zhvilluar vizitat mjekësore një tjetër emër i njohur i përfaqësueses së kaltër.
Federiko Bernardeski, ish-futbollist i njohur i Juventusit, ka mbërritur sot në qytet për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të firmosur me klubin italian.
Bernardeski ka kaluar sezonet e fundit në MLS, duke luajtur me ekipin kanadez të Toronto FC. Në tre sezone atje ai ka regjistruar 88 ndeshje me 25 gola e 13 asiste.
Kësisoj, Bolonja po bën gati një përforcim të rëndësishëm me mesfushorin, teksa kërkon edhe emra të tjerë të njohur për të shtuar radhët e saj, mes të cilëve edhe Kristjan Asllanin. Trajneri Vinçenco Italiano pëlqen futbollistin e kombëtares shqiptare ndaj palët kanë nisur bisedimet për një akord të mundshëm.