SPORT, 30 Tetor 2024, 14:17

Juventus kërkon rikthimin tek fitorja ndaj Parmës, Motta rigjen mesfushorin holandez

Juventus kërkon rikthimin tek fitorja ndaj Parmës, Motta rigjen

Juventus do të përballet të mërkurën në mbrëmje ndaj Parmës, në sfidën e javës së 10. Thiago Motta do të kërkojë rikthimin e tek fitorja, pas barazimit spektakolar të 3 ditëve më parë ndaj Interit, me rezultatin 4-4.

Për këtë sfidë tekniku i “Zonjës së Vjetër” duket se ka rigjetur edhe një prej lojtarëve të tij më cilësorë. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez, Teun Koopmeiners. Ish futbollisti i Atalantës, duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të teknikut Motta, duke nisur që nga sfida ndaj Parmës.

Ja edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portier: Perin, Pinsoglio, Di Gregorio.
Mbrojtës: Gatti, Danilo, Kalulu, Cambiaso, Cabal, Savona, Rouhi, Gil Puche.
Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, McKennie, Thuram, Fagioli.
Sulmues: Conceicao, Vlahovic, Yildiz, Adzic, Weah, Mbangula.