SPORT, 3 Shtator 2025, 17:27

“Jemi të lumtur me lojtarët që kemi”, Sylvinho për largimin e Bajramit te Zvicra: Ja e vërteta

“Jemi të lumtur me lojtarët që kemi”, Sylvinho

Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin në një miqësore të enjten, takim ky që do luhet në orën 18.00. Në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho e konsideroi këtë takim si të rëndësishëm, ndërsa nuk hezitoi të prekte tema të tjera që kanë të bëjnë me situatën në kampin kuqezi.

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe e organizuar. Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara. Unë kam punuar 3-4 vite me Brazilin. I ndodhte edhe Brazilit. Na ka ndodhur edhe në. Duhet të kesh shumë opsione. Jam i lumtur me lojtarët që kam.


“Largimi i Adrian Bajramit- Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare. Nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 10 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit ”, tha Silvinjo.