TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përkrah trajnerit Sylvinho në konferencë para miqësores ndaj Gjibraltarit doli edhe mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla.
“Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër.
I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë.
Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para të gjithëve. Çdo lojtar dëshiron të luajë për Kombëtaren”, tha mbrojtësi.