SPORT, 1 Shtator 2025, 19:36

Rabio është një futbollist i Milanit! Por dështon “rokada” e sulmuesve

Rabio është një futbollist i Milanit! Por dështon

Adrien Rabio është një futbollist i Milanit dhe tashmë çdo gjë është zyrtare. Lojtari ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites, kuqezinjtë kanë depozituar në Ligën e Serisë A dokumentacionin e kalimit nga Olimpik Marseja.

Transferimi është zyrtarizuar më pas nga Liga, duke e bërë mesfushorin pjesë të skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri. Ai ka arritur akordin me klubin për një marrëveshje trevjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion. Rabio aktualisht është në grumbullim me Francën dhe prezantimi i tij do të bëhet vetëm pas kthimit nga përfaqësueset.

Por ndërkohë, ka dështuar “rokada” e planifikuar me Romën për sulmin. Milani ishte në diskutime për kalimin e Santi Himenez te kryeqytetasit, për të marrë Artem Dovbik, Por në fund nuk është bërë asgjë dhe të dy ekipet nuk do të kryejnë lëvizje në këtë drejtim.