SPORT, 3 Shtator 2025, 14:11

Ishte me fat për ftesën, Kristian Shpendi në promovimin nga FSHF: Shqipëri erdha!

Ishte me fat për ftesën, Kristian Shpendi në promovimin nga FSHF:

Kristian Shpendi ishte me fat në ftesën e tij të parë te Kombëtarja shqiptar. Silvinjo nuk e kishte në listën e parë, sulmuesin që është pjesë e Çezenës në Serinë B.

Mungesa e Ernest Muçit bëri që të kishte një vend më tepër, i cili iu besua pikërisht Shpendit. Ky i fundit iu bashkua kështu pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa në prag janë ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë.

“Shqipëri erdha”, janë dy fjalët e vetme që thotë në videon e promovimit nga FSHF. Dhe për të është një moment mjaft i veçantë, ndërsa pret minutat e para.