TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gianluigi Donnarumma është lojtar i ri i Manchester Cityt, njoftimi vjen direkt nga rrjetet sociale të klubit anglez. Marrëveshja u bë pasi Luis Enrique vendosi ta largonte nga PSG dhe i bëri të ditur që duhet të gjente një skuadër tjetër.
Pasi Ederson u shit te Fenerbahce, City bëri një lëvizje për Gigion, një kërkesë e drejtpërdrejtë nga Guardiola.
Një marrëveshje me vlerë rreth 27 milionë euro, dhe që përfshin edhe... AC Milan. Donnarumma, i cili i kaloi vitet e rinisë me kuqezinjtë, do t'i sjellë ish-klubit të tij rreth 1 milion euro falë kontributit të solidaritetit që shpërblen klubet që stërvisin lojtarë të moshës 12 deri në 23 vjeç.