TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë morën pjesë 13 kandidatë, por vetëm gjashtë prej tyre janë përzgjedhur për të vijuar më tej në proces.
Kandidatët që kaluan në fazën tjetër janë:
• Asim Vokshi
• Alban Toro
• Florjan Ballhysa
• Naureda Llagami
• Genta Tafa
• Alma Faskaj
Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
Procesi i përzgjedhjes së kreut të Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kyçe për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa pritet që fazat e radhës të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve.