SPORT, 26 Gusht 2024, 09:21

Java e dytë e Superiores do të mbyllet me dy sfida, ja përballjet e ditës së sotme

Java e dytë e Superiores do të mbyllet me dy sfida, ja përballjet

Java e dytë e Superiores do të mbyllet me dy sfida që do të luhen në orare të ndryshme.

Në orën 17:00 Bylisi do të përballet me Dinamon në Ballsh. Të dyja skuadrat humbën në javën e parë dhe sot do të kërkojnë pikët e para.

Ndërsa në orën 20:00, Elbasani do të presë në shtëpi Teutën. Verdheblutë morën barazim me Skënderbeun në javën e parë dhe sot duan 3 pikët, nga ana tjetër durrsakët fituan me Bylisin dhe do kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë me Elbasanin.

NDESHJET E SOTME 

BYLIS-DINAMO ORA 17:00

ELBASANI-TEUTA ORA 20:00.