TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Leo Mesi ka debutuar edhe në MLS me gol. Ylli argjentinas ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e parë që ka zhvilluar në kampionat, aty ku Inter Majemi ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Nju Jork Red Bull.
Argjentinasi që kishte shënuar më parë 10 gola në 7 ndeshje në Kupën e Ligës, tashmë ka arritur të shënojë edhe në MLS, aty ku ka rikthyer ekipin te fitorja pas shumë humbjeve në kampionat.
Mesi u aktivizua në minutën e 60, duke shënuar vetëm 1 minutë para fundit të kohës së rregullt.