SPORT, 2 Mars 2026, 14:31

NBA/ New York “thyen” Spurs, Lakers “del nga kriza”, Boston mposht Philadelphia-n

NBA/ New York “thyen” Spurs, Lakers “del nga kriza”,

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 100-87 në fushën e Dallas, duke ruajtur kreun e renditjes në NBA. Shai me 30 pikë, i rikthyer nga dëmtimi, ishte më i miri në fushë. Pas 12 fitoresh radhazi ndaj San Antonio, që u mund 114-89 nga New York (dyshja Bridges-Brunson realizoi 49 pikë). Lakers duket sikur kanë lënë pas krizën, duke mundur 128-104 Sacramento dhe korri fitoren e dytë radhazi. Doncic me 28 pikë e LeBron me 24 u dalluan për kalifornianët.

Fitojnë edhe Clippers, që mundi 137-117 New Orleans, sfidë ku Kawhi Leonard realizoi 23 pikë për vendasit. Fitore të rëndësishme për një vend në play-in korri Chicago, që mundi 120-97 Milwaukee (Sexton me 22 pikë më i miri). Zhgënjen Denver, që u mund 117-108 nga Minnesota (Edwards 21 pikë), ndërsa Boston triumfoi 114-98 ndaj Philadelphia (Brown e Queta nga 27 pikë secili).

New York – San Antonio, 114-89

Brooklyn – Cleveland, 102-106

Boston – Philadelphia, 114-98

Clippers – New Orleans, 137-117