SPORT, 3 Mars 2026, 16:17

Tronditje e madhe për yllin e Realit! Braziliani dëmtohet rëndë! Mbyll sezonin dhe humbet Botërorin

Tronditje e madhe për yllin e Realit! Braziliani dëmtohet

Më e keqja është konfirmuar për Rodrigon në Spanjë. Ylli i Realit që u zëvendësua dje në minutën e 55-të, ndërsa madrilenët po luanin me Getafen, ka këputur ligamentin krociat.

Ky dëmtim nënkupton mbylljen e sezonit te Reali, dhe më e keqja është që humb Botërorin. Braziliani nuk do të japë kontributin e tij në verë duke qenë se do mungojë 6 deri në 7 muaj.

Reali ka vuajtur jo pak nga traumat prej kohësh. Dhe kjo është goditje mjaft e rëndë, në momentin më të rëndësishëm të sezonit.