SPORT, 9 Janar 2022, 10:49

FORMACIONI/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka gati planin B

FORMACIONI/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka

Orges Shehi është duke menduar edhe planin B për sulmin. Me Majkëll Ngonë të dëmtuar dhe sulmuesin nga merkatoja që ende nuk është afruar, trajneri i bardhebluve mendon një tjetër zgjidhje për sulmin.

Në fakt, ai ka vetëm dy mundësi nëse nuk afrohen futbollistët që kanë dëshirë. Së pari, që të aktivizojë një prej dyshes Hoti-Gjumsi. Mundësia e dytë është që skuadra të luajë me dy sulmues dhe të ndryshojë rreshtim nga janari e në vazhdim.

IDEJA A – Në miqësoren e fundit me 19-vjeçarët, Shehi hodhi në fushë një skuadër ku Hoti luante si qendërsulmues dhe Gjumsi nga e djathta. Gjatë gjithë kampionatit, Shehi e ka zëvendësuar Ngonë me Hotin dhe një opsion është që mesfushori të luajë në qendër të sulmit.

FORMACIONI/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka

Një opsion që nuk sjell shumë rrezikshmëri. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që Gjumsi të luajë djathtas e Seferi në qendër. Skuadra do të rreshtohej si zakonisht.

IDEJA B – Ka edhe një ide me dy sulmues. Pra, që Tirana të luajë me dy lojtarë në sulm: Seferin dhe Xhixhën. Pjesa tjetër e skuadrës do të plotësohet nga Bekaj në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin.

Në mesfushë, Toli, Najdovski, Limaj e Totre. Në sulm dyshja Seferi dhe Xhixha.

FORMACIONI/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka

Nga ana tjetër, nëse firmos një sulmues që me shumë mundësi është De Silva, një prej dyshes Toli-Najdovski qëndron në stol, sepse braziliani do të luajë në qendër të sulmit dhe normalisht skema nuk do të ndryshojë fare. Thjesht, Ngoja zëvendësohet me brazilianin.

HALILI – Presidenti Refik Halili ka qenë me skuadrën dje pasdite. Ai ka folur për objektivat e klubit dhe çfarë pret nga grupi në javët në vazhdim. Halili ka bërë me dije se qëllimi i tij është vetëm vendi i parë në Superiore