SPORT, 19 Prill 2023, 23:03

Haaland fundos Bayern Munich, derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen e Champions League pas 20 vitesh

Haaland fundos Bayern Munich, derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen

Manchester City siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bayern Munich, ndërsa të njëjtën rrugë ndoqi edhe Inter që mundi Benfican.

Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan ndërsa sa i përket ndeshjes në Allianz Stadium protagonist ishte Erling Haaland.

Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh The Citizens. Në fund, Kimich barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, City do të përballet me Real Madrid.

Interi ishte skuadra e radhës që ka kaluar në gjysmëfinale në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Neroazzurët kanë eliminuar pa shumë telashe gjigantin portugez Benfica, ku në sfidën e dytë kanë luajtur baras 3-3 në një ndeshje spektakolare.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 5-3, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nicolo Barella hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 14-të për 1-0 pas asistimit nga Lautaro Martinez.

Ishte Fredrik Aursnes kur barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 38-të dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Federico Dimarco asistoi për Lautaro Martinezin i cili shënoi për 2-1, derisa në minutën e 78-të ishte Joaqin Correa që shënoi për 3-1.

Benfica u rikthye në lojë duke shënuar dy gola me Antonio Silvan dhe Musan për 3-3.

Përkundër barazimit në fund, Interi është skuadra e radhës që kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zikaltërtit në gjysmëfinale do të takohen me rivalin lokal Milan që e eliminoi Napolin.