SPORT, 6 Maj 2022, 23:07

Përmbysje dramatike e Xhenoas, Juventusi shpërfytyrohet në fund

Përmbysje dramatike e Xhenoas, Juventusi shpërfytyrohet në fund

Xhenoa arriti të mposhte Juventusin me rezultatin 2-1, falë një përmbysje dramatike, duke marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Një shpërfytyrim i pakuptimtë i bardhezinjve në minutat e fundit, që solli përmbysjen e vendasve.

Dibala ishte ai që në minutën e 48-të, me një perlë nga jashtë zonës, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Gudmundson në të 87-tën dhe Krishito në minutën e 6-të shtesë, nga pika e bardhë e penalltisë, i solli fitoren vendasve.

Vlen të theksohet fakti se para shkaktimit të penalltisë nga De Shiljo, Juventusi shpërdoroi një rast të pabesueshëm me portën bosh, teksa Ken goditi jashtë kuadratit.

Përmbysje dramatike e Xhenoas, Juventusi shpërfytyrohet në fund