SPORT, 29 Gusht 2022, 17:31

“I rrëmbeu” numrin Broja, Çelsi i prish kontratën mesfushorit të kombëtares angleze

“I rrëmbeu” numrin Broja, Çelsi i prish kontratën

Ros Barklej nuk do të jetë më një futbollist i Çelsit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglez, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se mesfushori nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, duke i prishur përfundimisht kontratën.

Ky është një lajm i mirë për Tomas Tuhel, me gjermanin që kërkonte me patjetër largimin e Barklejt, duke parë dhe shumën që ai përfitonte në skuadër, e cila ishte një nga më të mëdhatë në klub.

Kështu mesfushori anglez është një lojtar i lirë dhe do të nisë punën për të gjetur një skuadër tjetër ku do të mund të luajë.

Kujtojmë që në fillim të sezonit, Çelsi i la numrin e Barklejt Brojës, duke ja bërë me dije anglezit që nuk kishte më vend në ekip për të.