TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia ka mundur Kukësin me shifrat 2-1 me një sukses dramatik në minutat shtesë të një sfide të çuditshme.
Shkodranët dominuan pjesën e parë dhe goli i shënuar nga Heriç (27') ishte rrjedhoje e një loje ofensive e cila pa ekipin vendas të godiste dy herë edhe traversën e portës së mbrojtur nga Tafas dhe shtyllën.
Por më pas erdhi goli i Zivkoviç (56') për Kukësin dhe aty kuqeblutë kaluan në kaos të plotë, duke i dhënë hapësira Kukësit që mund të kishte shënuar edhe golin e avantazhit në fund me Peposhin.
Shtesa e ndeshjes solli dramën e vërtetë.
Fillimisht kuqeblutë panë t’u anulohej një penallti pas ndërhyrjes së VAR e më pas erdhi goli në limite i Markut (90'+6), që vulosi tri pikët e para për ekipin e Josës.
