TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona fiton ndaj Real Valladolid. Katalanasit triumfuan me rezultatin 4-0 dhe në këtë duel spikati sulmuesi i blerë nga Bayern Munich, Robert Levandovski.
Polaku ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë (24'), duke i dhënë skuadrës së tij besimin e duhur në rrugën drejt fitores së dytë në kampionat.
Në fundin e pjesës së parë shënoi edhe talenti i mesfushës, Pedri (43'), dhe Barcelona shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave.
Levandovski e kishte ndarë të linte sërish shenjë në këtë duel dhe ia doli të shënonte e ta çonte rezultatin në 3-0 në minutën e 65-të.
Kapitullim për Valladolid, që në shtesë pësoi golin e katërt nga Sergi Roberto (90'+2), pasi topi ishte përplasur në traun e portës nga Levandovski.