SPORT, 17 Qershor 2025, 17:29

I përfundoi kontrata me skuadrën, mbrojtësi i kombëtares mund të kalojë në SHBA

I përfundoi kontrata me skuadrën, mbrojtësi i kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj u largua nga Famalicao pas 3 sezonesh. Thashethemet për të ardhmen e tij nuk mungojnë, teksa së fundmi “Givemesport” shkruan se Mihaj është shumë pranë marrëveshjes me klubin nga MLS, Atlanta United.

Atlanta United ka nevojë për përforcime në prapavijë dhe afrimi i 26-vjeçarit shihet si lëvizja e duhur.

Në këtë skuadër, Mihaj do të ketë mundësi që të tregojë veten , edhe pse rivaliteti është i madh.

Për të do jetë hera e parë që do luajë në SHBA, pas një karriere të fokusuar në Greqi dhe Portugali.