TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Transferimi i Edin Xhekos nga Fiorentina te Shalke në Bundesligën 2, ishte një nga lëvizjet më të papritura të merkatos së janarit. Sulmuesi i njohur boshnjak, edhe pse nuk kishte shkëlqyer në këtë sezon me italianët, kishte gjithsesi “treg” në elitën e futbollit në Europë në kampionate të ndryshme pa harruar këtu vendet arabe.
Por mediat gjermane kanë zbuluar se Xheko kishte shfaqur menjëherë interes sapo kishte mësuar se ekzistonte mundësia që këtë vit të bëhej pjesë e Shalkes, edhe pse në kategorinë e dytë. “Bild” bën të ditur se klubi gjerman, që në kontaktin e parë i kishte bërë të qartë se nuk kishte fonde për një rrogë shumë të lartë dhe sulmuesi kishte pranuar menjëherë në parim shifrën që ata i kishin vendosur për pjesën e mbetur të sezonit.
Mësohet se deri në fund të edicionit, Xheko do të përfitojë më pak se 300 mijë euro rrogë, por janë vendosur disa klauzola të veçanta që do të rritin shpërblimin e lojtarit në varësi të paraqitjeve. Kësisoj, ka një bonus prej 400 mijë eurosh për të nëse ekipi ngjitet në Bundesligë, por edhe një tjetër të veçantë për ndeshjet. Xheko do të përfitojë 3 mijë euro për çdo pikë të siguruar nga skuadra në çdo ndeshje që ai luan. Me pak fjalë, deri në 9 mijë euro për një fitore nëse ai zbret në fushë.
Shifra të cilat Shalke i ka amortizuar menjëherë. Bëhet e ditur se që në ditën e firmës të lojtarit, klubi shiti 6 mijë artikuj të personalizuar të Xhekos, si dhe u shitën të gjitha fanellat standarte me numrin e tij të ri. Në akordin mes palëve, sulmuesi i ka dhuruar klubit të gjitha të drejtat e imazhit për periudhën nën kontratë, ndërsa në fund të sezonit palët do të ulen përsëri në tavolinë për të negociuar për një marrëveshje të re të mundshme.