SPORT, 28 Janar 2026, 19:23

Plas grushti në miqësore, futbollistët shqiptarë fitojnë ndeshjen e kthyer në boks

Plas grushti në miqësore, futbollistët shqiptarë

Miqësorja mes Kaisar Kyzylorda dhe Llapit në Antalia u mbyll me fitoren 1 me 2 të këtyre të fundit. Rezultati në favor të futbollistëve shqiptarë kaloi në plan të dytë, pasi pjesa e parë pa përleshje masive mes dy skuadrave.

Një faull i shkaktuar ndaj ekipit kazak, nuk u prit mirë nga ata. Grushtet nuk munguan, ndërsa u nevojit ndërhyrja e stafeve respektive që loja të kthehej në normalitet.

Golat për Llapin u shënuan në pjesën parë. Edon Sadriu dhe Hasan Hyseni shënuan respektivisht në minutën e 14-të dhe 16-të.

Përplasja mes dy ekipeve: (VIDEO)