SPORT, 15 Prill 2026, 16:29

Dueli Bajern-Real, Arjen Roben sheh vetëm një fitues: Për mua ka vetëm një skuadër

Dueli Bajern-Real, Arjen Roben sheh vetëm një fitues: Për mua ka

Duke pritur ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes dy prej ish-klubeve të tij, Arjen Roben thotë se pret që Bajerni të eliminojë Real Madridin.

I pyetur se cili nga dy ish-klubet e tij do të dalë fitues, Roben tha: “Bajerni! Sepse janë të qëndrueshëm dhe gjithçka po funksionon në mënyrë perfekte për momentin. Janë si një makineri e mirëvajisur dhe besoj se do të vazhdojnë deri në fund,” tha ai.

“Por gjithsesi është futboll, kështu që gjithmonë mund të ndodhë diçka, si për shembull një karton i kuq apo diçka e tillë. Duhet të jesh i kujdesshëm për këtë. Duhet të jesh i përqendruar për të gjitha 95 minutat.

Nëse Bajerni arrin ta bëjë këtë, për mua ka vetëm një skuadër që do të fitojë. Bajerni do të përpiqet të luajë lojën e vet. Plani i tyre i lojës ka funksionuar gjatë gjithë sezonit.”