TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kupa e Botës, për Femra, që po zhvillohet në Australi e Zelandën e Re vazhdon të “shkruajë” historinë ditë pas dite, teksa fillimisht pamë një lojtarë të veshur me hixhab të zbresë në fushë, marokenen, Nouhaila Benzina dhe tanimë historinë e ka “shkruar” njëra prej arbitreve.
Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA ka zgjedhur, që për herë të parë, një arbitre palestineze të drejtojë një ndeshje të Kupës së Botës, si në futbollin e femrave, ashtu dhe në atë të meshkujve. Bëhet fjalë për 34-vjeçaren, Heba Saadia, e cila ishte një ndër gjyqtarët e përzgjedhura, për të mbajtur lojën nën kontroll, në përballjen e mesditës të së mërkurës, mes Kombëtares së Anglisë, dhe asaj së Kinës.
Ndërkaq, më herët, Saadia ishte ndihmës gjyqtare në Kupën e Azisë për femra dhe në fazën e grupeve të Kupës Kontinentale “AFC 2022”, si dhe ishte gjithashtu ndihmëse gjyqtare në Kupën e Botës për Femra U-20.