TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid nuk e ka luksin të pres edhe një tjetër vit Kylian Mbappe. Ekipi i Carlo Ancelotti shfaqi shumë probleme në turneun amerikan, e mbyllën me një humbje 3-1 përballë Juventusit.
Sipas mediave spanjolle, dëshira e Ancelottit për të pasur një sulmues, nuk është një kapriço, por domosdoshmëri: “Me hap breshke”, shkruan Marca në faqen e parë, duke nënvizuar dy problemet e mëdha të Realit.
E para dhe më e rëndësishmja, Reali nuk po arrin të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Karim Benzema. Vinicius Jr i vetëm nuk mund të gjëra të jashtëzakonshme. As Rodrygo nuk mund të mbaj i vetëm për momentin peshën e sulmit, nuk është nga ato lojtar që mund të garantojë 30 gola në sezon. Joselu është një zgjedhje emergjente, jo një titullar që Ancelotti mund t’i besojë fatet e sezonit. Për këtë arsye, Reali duhet të lëviz gjatë kësaj vere për të siguruar shërbimet e Mbappe. Problemi tjetër është faza mbrojtëse, jo shumë e konsoliduar.
