SPORT, 23 Shkurt 2024, 21:29

Granit Xhaka kap portierin në ‘gjumë’, realizon super gol për Bayer Leverkusen

Granit Xhaka kap portierin në ‘gjumë’, realizon super gol

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.

Por pas katër minutash rezultati u barazua nga Mainz.

Ky ishte goli i parë për Granit Xhakën në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen që janë lider dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion.