SPORT, 23 Shkurt 2024, 20:29

Gabbia: Milan duhet të provojë të fitojë Europa League

Gabbia: Milan duhet të provojë të fitojë Europa League

Pasi shorti e vuri Milanin në përballje me Slavia Prague, Matteo Gabbia foli për kundërshtarin e tyre të radhës në 1/16.

“Ne e ndoqëm shorteun pa ankth, por me dëshirën për të vazhduar një rrugë që mund të na japë kënaqësi të madhe. Kundërshtari është i vlefshëm, edhe pse do të na duhet ta njohim më mirë. Ata bënë një punë të mirë, ky raund kualifikues do të trajtohet në mënyrë serioze dhe të përqendruar.

Të fitojmë Europa League? Kur luan në një klub si Milan, gjithmonë ekziston dëshira për të dhënë gjithçka dhe për të arritur triumfin. Është detyrë dhe ne si grup e kemi këtë dëshirë për të shkuar deri në fund në këtë garë”, është shprehur ndër të tjera lojtari i Milanit.