TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditje për Kombëtaren shqiptare! Kastriot Dermaku ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mbyll vitin kalendarik 2022.
Mbrojtësi i Leçes humbet kështu ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Italisë dhe ndaj Armenisë, të dyja në stadiumin “AIR Albania”, më 16 dhe 19 nëntor.
30-vjeçari ka ndjerë shqetësime muskulore teksa pas ekzaminimeve mjekësore të kryera është vërejtur se do të qëndrojë për të paktën 2-3 javë larg fushave duke pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë.
Një sezon jo i favorshëm ky për qendërmbrojtësin, i cili pëson 2 dëmtime në një hark të shkurtër kohor.
Aktualisht me Leçen në Serinë A, Dermaku është aktivizuar gjithsej në 1 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.