SPORT, 24 Shtator 2022, 19:20

Giorgio Chiellini tregon keqardhjen më të madhe të karrierës së tij

Giorgio Chiellini tregon keqardhjen më të madhe të karrierës

Giorgio Chiellini pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme te Juventus, ku kaloi gati 20 vjet dhe u bë një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij.

Chiellini ka fituar shumë trofe me Juven, duke arritur dy herë në finalen e Champions League. Giorgio u bë edhe kampion evrope në vitin 2020 si pjesë e kombëtares italiane, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, rezultoi se humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve në 2015 në Berlin, mbrojtësi legjendar e konsideron zhgënjimin e tij më të madh, ai humbi ndeshjen kundër Barcelonës për shkak të lëndimit.

“Keqardhja më e madhe është humbja në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin atëherë pata një lëndim, por pas gjithçkaje që bëra atë sezon, meritova një vend në skuadër”, citohet të ketë thënë Chiellini nga Tuttomercatoweb.