SPORT, 24 Shtator 2022, 17:11

Al-Khelaifi ironizon Realin: Ju e kundërshtoni kompeticionin, por po festoni fitoren e Champions

Al-Khelaifi ironizon Realin: Ju e kundërshtoni kompeticionin, por po

“Është e çuditshme që Madridi po feston një fitore në Champions League. Ju e kundërshtoni kompeticionin, por gjithsesi merrni pjesë në të dhe festoni kur merrni titullin”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, sipas Diario AS.

Katari lë të kuptohet për mbështetjen e klubit mbretëror për projektin e Superligës Evropiane. Parisienët janë kategorikisht kundër kësaj ideje, pasi klubi i mbetet besnik projektit të Champions League dhe vetë Al-Khelaifi është besnik i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, shkruan abcnews.al.

Fjalë të tilla duken si zili, sepse PSG nuk e ka fituar kurrë Champions League në historinë e tyre. Është e çuditshme në këtë rast të gjykosh dhe të dënosh fituesit.